Radiotransmetuesi “Azia e Lirë” në një artikull të gjatë të publikuar në faqen e tij të internetit, ngre dyshime për vërtetësinë e viktimave, “rreth 2500 ‘” të regjistruar në qytet. “Që nga fillimi i javës, 7 shtëpi të mëdha funeralesh kanë dhënë hirin e rreth 500 të vdekurve për familjet e tyre.  Kjo sugjeron që më shumë njerëz kanë vdekur sesa tregojnë shifrat zyrtare “, thuhet në artikull, i cili gjithashtu bazohet në deklaratat e bëra nga qytetarët në mënyrë anonime.

Për të përvijuar figurën, Radio Azia e Lirë i referohet gjithashtu informacionit të lëshuar nga faqja e internetit Caixin, sipas së cilës 5000 vazo janë dorëzuar në një shtëpi funerali brenda një dite të vetme.  Numrat janë në qendër të diskutimeve në mediat sociale dhe në artikullin e RFA hipotezohet për gjithsej 42,000 vdekje në bazë të arsyetimit deri më tani pa prova konkrete.  Në përgjithësi, supozohet se afro 3,500 vazo hiri do të dorëzohen çdo ditë midis 23 Marsit, datës së fillimit të proçesit, dhe festivalit QingMing i cili bie në 5 Prill.