Milani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Simon Kjaer (1989) iu nënshtrua një operimi në gjurin e majtë për të rregulluar ligamentin e kryqëzuar dhe do të jetë jashtë fushës për 6 muaj.

Mbrojtësi kuqezi pësoi dëmtim në fillim të ndeshjes me Genoan të mërkurën dhe u largua me barelë nga fusha.

Trajneri Stefano Pioli e ka konfirmuar se ai mund të detyrohet të kërkojë një mbrojtës të ri në sezonin e transferimeve të janarit për të zëvendësuar danezin, i cili ka qenë një pjesë jetike e skuadrës.

“AC Milan njofton se sot, Simon Kjaer iu nënshtrua artroskopisë në gjurin e majtë për rindërtimin e ligamentit kruciat të përparmë dhe rifutjen e ligamentit kolateral medial. Operacioni, i kryer në Klinikën La Madonnina, ishte krejtësisht i suksesshëm dhe u krye nga Dr. Roberto Pozzoni me ndihmën e ekipit Galeazzi CTS (Qendra për Traumatologji Sportive) në prani të menaxherit shëndetësor të klubit, Stefano Mazzoni.  
Klaer po reagon mirë dhe është i motivuar të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit. Koha e rekuperimit pritet të jetë 6 muaj.”, – thuhet në njoftim