Tre lojtarët më të mëdhenj që kam parë në karrierën time ishin Messi, Maradona dhe Ronaldo Nazario”, – ka thënë Paolo Maldini në dokumentarin O Fenomeno.

Kjo duket të jetë një përgjigje e mençur, dy lojtarët më të talentuar teknikisht ndonjëherë dhe ndoshta sulmuesi më i mirë në histori kur ishtë fizikisht i përgaditur.

Është interesante se Leo Messi nuk kishte luajtur kurrë kundër Paolo Maldinit. Kur një gazetar njëherë tha se argjentinasi ishte ‘fat’ që nuk e bëri këtë, legjenda italiane u përgjigj:

“Jo, jo, unë isha me fat. Falë Zotit ai e mbylli”.

Maldini është një legjendë e Milanit që bëri mbi 900 paraqitje për kuqezinjtë dhe i qëndroi besnik klubit gjatë gjithë karrierës.