Sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, i cili ka bërë edhe paralajmërimet për këto valë tërmetesh të forta në vendin tonë, ka folur sot në një linjë telefonike për Abcneës. Ai ka komentuar tërmetin e madh me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, që përfshiu Shqipërinë në orën 03:54 minuta.

Sizmologu ka deklaruar, se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe pasgoditjet, sa vijnë e do të pakësohen.

Tërmeti ka shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur. Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën 10 kilometra nga Shijaku, 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës. Lëkundjet e forta kanë zgjuar qytetarët në këto qytete të cilët kanë vërshuar në panik jashtë shtëpive.