Ole Gunnar Solskjaer tani ka pesë lojtarë kundër tij te Manchester United pas rezultateve të dobëta të kohëve të fundit sipas raportimeve nga Daily Telegraph.
Djajtë e Kuq kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me Solskjaer që i është nënshtruar kritikave të ashpra për qëndrueshmërinë dhe rezultatet e klubit.
Norvegjezi, i cili nënshkroi një marrëveshje të re me Unitedin në korrik, ka mbështetjen e nënkryetarit ekzekutiv të klubit, Ed Woodward për të udhëhequr skuadrën në vazhdim.
Sidoqoftë, trajneri i Manchester United tani ka pesë lojtarë ‘të pakënaqur’ në skuadrën e tij për t’u përgjigjur pas barazimit zhgënjyes të tyre me Evertonin.
Sipas The Daily Telegraph, Cristiano Ronaldo, dhe Paul Pogba janë ndër pesë yjet e United që nuk janë të kënaqur me Solskjaer.
Të dy yjet e lartpërmendur të United u panë duke kritikuar strategun në distancë, pas barazimit ndaj Toffes.
Gazeta shtoi se David de Gea ishte i zemëruar po ashtu pas sfidës dhe shfaqi zhgënjimin e tij me shokët e tij të skuadrës.
Jadon Sancho, i cili ka luftuar për të bërë një ndikim në United, e ka gjetur veten duke luajtur jashtë pozicionit në krahun e majtë nën Solskjaer në vend të rolit të tij të preferuar të krahut të djathtë.
Donny van de Beek ka dhuruar paraqitje zhgënjyese deri më tani dhe shprehu zhgënjimin e tij në rritje gjatë fitores 2-1 të United kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve.
Gjërat nuk duken mirë për Solskjaer dhe mund të shkarkohet nëse skuadra nuk merr rezultate pozitive.