Krzysztof Piatek (1995) është praktikisht një lojtar i ri i Hertha Berlinit. Klubi gjerman dhe AC Milan kanë arritur një marrëveshje për një tranaferim të plotë për 27 milion euro.

Polaku duhet të niset për në Berlin në mbrëmje, ku ai do të nënshkruajë kontratën me ekipin e tij të ri.

Aventura e lojtarit me AC Milan përfundon pas vetëm një viti: për Piatek 16 gola në 41 ndeshje për AC Milan.

Pas një fillimi të shkëlqyeshëm, Piatek nuk performoi ashtu siç do ta priste klubi: këtë sezon 20 paraqitje dhe 5 gola mes Serie A dhe Coppa Italia për ish-futbollistin e Xhenovës, i cili kishte humbur vendin e tij si titullar pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic.

Hertha Berlin aktualisht zë vendin e 13-të në Bundesligë me 22 pikë pas 19 ndeshjeve.