Legjenda italiane, Andrea Pirlo e pranuar se është një tifoz i madh i mesfushorit të talentuar të Brescias, Sandro Tonali (2000).
Mesfushori italian ka dhuruar paraqitje të mira me Brescian këtë sezon duke bërë shumë klube të mëdha për vete.
Forma e mirë, vazhdimësia dhe mosha e kanë e re ka futur në luftë shumë klube të mëdha si Interi dhe Juventusi dhe lojtari pritet të largohet nga Brescia këtë verë.
Se Tonali është një lojtar me të ardhme të madhe e ka konfirmuar edhe legjenda italiane, Pirlo.
“Thuhet se ai mund të jetë trashëgimtari im, por unë nuk shoh shumë gjëra të përbashkëta. Ai është një lloj tjetër i lojtarit. Ai është shumë më i kompletuar si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Ai është një përzierje midis karakteristikave të mia dhe atyre të lojtarëve të tjerë. Ai është mesfushori më premtues. Me siguri do të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm”, ka thënë Andrea Pirlo.