Biznesmeni Elton Ilirjani ka uruar këngëtaren Arilena Ara për fitoren e saj në “Festivalin e RTSH-së”, mirëpo në komentin e tij ka replikuar këngëtari Robert Berisha.

Ai i shkruan Eltonit të mbyllë Instagramin pasi trishton fëmijët, ndërsa shton se biznesmeni nuk merr vesh nga muzika. Mirëpo, komenti i tij s’i ka pëlqyer aspak Ilirjanit, i cili e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram

Krahas fotos, biznesmeni gay shkruan:

“Ky eshte Robert Berisha, ky burri qe ben si Maço dhe ngre ne krahe gay per fame neper TV dhe me drejtohet mua me nje fjalor ordiner… lexoni se çfare thote dhe kuptoni qe e ka fiksim mikrofonin ne goje dhe ne vesh sepse e paska provuar ta fuse ne vesh i qenka demtuar! Si pabyths qe eshte me ka bere edhe block! Turp! Dhe per cfare? Sepse urova @arilenaaraa qe sipas mendimit tim e meritonte! Nejse katundare si ky Berti ka me shumice edhe ne Kosove se Tiranas nuk behet dot ky gojeshqyeri!”