Mail Sport raporton se Mauricio Pochettino po pret katër transferime të tjera para fundit të gushtit, që do të thotë se Chelsea nuk ka përfunduar me përforcime.

Është shtuar se mesfushori amerikan i Leeds, Tyler Adams (1999) duhet të jetë i pari që do të mbërrijë, duke pasur parasysh se ai ka një klauzolë të përballueshme lirimi e cila thjesht duhet të aktivizohet dhe është në 22 milionë stërlina (25 milionë euro).

Mesfushori ekuadorian Moises Caicedo (2001) i Brighton është objektivi i tyre kryesor i kësaj vere dhe duket se ka ende optimizëm se një marrëveshje mund të ndodhë pasi mendohet se do të ofrojnë 90 milionë stërlina (104 milionë euro).

Kjo lë hapësirë ​​për dy të tjerë duke marrë parasysh thashethemet që janë më të nxehta. Njëri është sulmuesi serb Dusan Vlahovic (2000) për të cilin trajneri argjentinas nuk është se e pëlqen shumë, por e kërkon meqë është pjesë e një shkëmbimi me Romelu Lukakun (1993), të cilin dëshiron ta largojë me patjetër nga ekipi. Ka akoma diferencë pasi Chelsea ofron 20 milionë euro plus, ndërsa Juventusi kërkon 40 milionë euro cash plus.

Dhe objektivi i fundit është mesfushori francez Michael Olise (2001) i Crystal Palace për të cilin kanë ofruar 9 milionë stërlina (10 milionë euro).

Pochettino i synon këto katër transferime deri më 31 gusht, pasi më 1 shtator mbyllet afati i transferimeve dhe strategu e di se nuk ka shumë lojtarë në përbërje.

Ai ka bërë të ditur më parë se ekipi i tij do t’i ketë maksimumi 25 lojtarë, ndërsa lojtarët që nuk janë në planet e tij tashmë janë të informuar.