Në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit ” në hyrje të autostradës Elbasan – “Tuneli i Krrabës-Tiranë” është ngritur një postbllok policor me shërbime të përforcuara pas një urdhëri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.
Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësisht qarkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve drejt kryeqytetit.
Qytetarë të shumtë nga Elbasani te nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestes qe zhvillohet në Tiranë pas shembjes së teatrit kombëtar, nuk jane lejuar të hyjnë në autostrade.
Prej orës 09.00 të kësaj të diele, ndërsa në Tiranë, protestohet pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Ministria e brendshme ka dhënë urdhër që të pengojë hyrjen e qytetarëve drejt kryeqytetit.
Me urdhër të Policisë së Shtetit është mbyllur qarkullimi drejt Tiranës nga Elbasani, Fieri, Kukësi dhe Durrësi. Janë vendosur barriera në kryqëzime, gjë që nuk ka ndodhur ditët e tjera të karantinës.