Interit dhe Arsenalit i është dhënë një goditje e madhe në ndjekjen e Andre Onana, me portierin e Ajaxit që thuhet se ka rënë dakord të bashkohet me Lyon.

Interi kishte që në Janar që e ndiqte ndërsa Topçinjtë ishin të lidhur shumë me Onanën në fillim të verës, por lajmet deklarojnë se ai do të shkojë në Lyon.

Portieri kamerunas Onana (1996) është gati të kalojë nga Ajax te Lyon për një tarifë prej vetëm 8 milion eurosh.

Edhe pse 25-vjeçari aktualisht po vuan pezullimin për shkelje të dopingut, ai ende vlerësohet shumë. Pezullimi i tij pritet të përfundojë më 4 nëntor.