Portieri gjerman Alexander Nubel (1996) ka vendosur përfundimisht të largohet nga Schalke 04.

Kapiteni i Schalkes është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin dhe në qershor të vitit 2020 do të largohet si i lirë dhe sipas mediave gjermane do t’i bashkohet Bayernit.

Pas gjithë diskutimeve që kemi pasur me Alexander Nubel dhe agjentin e tij në muajt e fundit nuk kemi arritur një marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit. Ne nuk jemi befasuar me vendimin e tij pasi e respektojmë atë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Schalke 04, Jochen Schneider.