Nuk merr më shumë se një barazim Arsenali në javën e 22-të në Premierligë, ku është ndalur në fushën e Crystal Palace.
‘Topçinjtë’ barazuan 1-1 duke luajtur me një lojtar më pak për më shumë se 20 minuta, pasi Pierre-Emerick Aubameyang u përjashtua me të kuq.
Arsenali kaloi i pari në epërsi, shënoi pikërisht i përjashtuar nga loja, Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 12-të.
Barazoi gjithçka Jordan Ayew në minutën e 54-t dhe pavarësisht tentimeve të shumta nga të dy skuadrat, nuk pati më gola.
Kështu, Arsenal mbetet në vendin e 10-të me 28 pikë, 1 pikë më pak se Crystal Palace dhe 30 më pak se lideri, Liverpooli. Kjo e tregon më së miri sezonin e dështuar të ‘Topçinjve’.