Arsenali ka triumfuar ndaj Tottenham Hotspurit në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Spurs, me Lucas Mouran që asistoi në minutën e 33-të për Erik Lamelan që shënoi në stilin rabona.

Por, The Gunners e morën veten shpejt dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Martin Odegaard (44’), me Kieran Tierneyn që ishte në rolin e asistuesit.

45 minutat e dyta ishin edhe më të zjarrta, me Topçinjtë që përmbysën shifrat.

Ishte minuta e 64-të, kur Arsenali fitoi një penallti dhe atë në gol e shndërroi Alexander Lacazette.

Spurs ishin të pafat, pasi në minutën e 76-të, realizatori i golit të vetëm për ta, Lamela pranoi edhe kartonin e dytë, për t’u përjashtuar nga takimi.

Pas javës së 28-të, Tottenhami gjendet në pozitën e 7-të me 45 pikë, gjersa Arsenali është në të 10-in me 41 pikë.