Arsenali ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e javës së 16-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas ka vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mposhtur edhe Wolvesin dhe duke rritur në pesë pikë epërsinë me Manchester Cityn e vendit të dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, por pa arritur t’i tundin rrjetat.

Në fakt, Arsenali shënoi në minutën e gjashtë me anë të Gabriel Jesus, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje, teksa në minutën e 15-të, Granit Xhaka u detyrua të largohej nga ndeshja shkaku i problemeve me stomakun.

Në pjesën e dytë, Topçinjtë rriten trysninë dhe shtuan rastet, teksa shënuan edhe dy gola për të siguruar një fitore të madhe.

Ishte norvegjezi Martin Odegaard, i cili fillimisht shënoi golin e parë në minutën e 55-të për 0-1, teksa golin e dytë dhe të fitores 0-2 e shënoi në minutën e 75-të.

Pas kësaj fitore, Arsenali vazhdon kryesimin me 37 pikë, ndërsa Wolves renditet i fundit me vetëm 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, londinezët e presin West Hamin, teksa Ujqit udhëtojnë te Evertoni.