Arsenali ka fituar 5-0 ndaj Nottingham Forestit në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, The Gunners kaluan në epërsi me anë të Gabriel Martinellit, që u asistua prej Bukayo Sakas.

Ishte fat i keq për Sakan (27’), pasi pësoi lëndim dhe u detyrua të lëshonte fushën, e në vend të tij u inkuadrua Reiss Nelson.

Në 45 minutat e dytë, Arsenali ia doli të shënonte edhe katër gola të tjerë, për të vulosur fitoren e tyre të thellë.

Nelson e dyfishoi epërsinë për Topçinjtë me golin e realizuar në minutën e 49-të.

Lojtari i talentuar (52’) ia doli të shënonte edhe të dytin persona dhe të tretin për Arsenalin, tani me një asistim nga Gabriel Jesus.

Për golin e katërt u përkujdes Thomas Partety, që shënoi në minutën e 57-të, me Nelson që shtoi edhe një asistim, pas dy golashit të tij.

Në listën e golashënuesve për Arsenalin u fut edhe Martin Odegaard, që realizoi për 5-0 në minutën e 78-të, me Jesus që ishte sërish asistuesi.

Pas javës së 14-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të takohet me Chelsean.

Manchester United ka fituar 1-0 ndaj West Ham United në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Ndeshja filloi me kujdes të shtuar nga të dyja skuadrat, duke filluar të rrisin tempon e tyre me kalimin e minutave.

Goli i parë dhe i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 38-të, kur Christian Eriksen asistoi te Marcus Rashford.

Në 45 minutat e dytë, ishin një lojë me intensitet më të lartë nga të dyja skuadrat, që tentuan të shënonin gola.

Rastin më të mirë në këta minuta e pati Michail Antonio, kur lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 82-të, por David de Gea bëri një pritje brilante.

Pas javës së 14-të, Manchester United gjendet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të takohen me Aston Villën.