Brighton nuk shkoi përtej 1-1 në shtëpi ndaj Newcastles në ndeshjen e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë të Premier League.

Avantazhi u nënshkrua nga vendasit me Trossard 24’ me penallti, ndërsa në pjesën e dytë Hayden 66’ barazoi llogaritë për Newcastlen.

Pavarësisht pikës së marrë Newcastle akoma janë të fundit në renditje me 5 pikë, po aq sa ka edhe Norwich City. Me këtë pikë Brighton ngjitet në vendin e 5-të me 17 pikë po aq sa ka edhe Manchester United.