Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Ekipi i Mauricio Pochettinos ka vazhduar me fitore duke marrë të tretën radhazi apo të katërtën në pesë ndeshjen e fundit dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelën e klasifikimit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë dhe ishte Cole Palmer 45’+4, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për epërsinë 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, pasi mysafirët tentuan disa herë të barazonin shifrat.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrave, portat mbeten të paprekura dhe Chelsea në fundi u gëzua fitores 1-0 dhe tri pikëve të radhës.

Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e tetë me 31 pikë, ndërsa Fulhami renditet i 13-ti me 24 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Blutë udhëtojnë te Liverpooli, ndërsa Fulhami e pret Evertonin.