Premier League, Chelsea mposhtet nga Aston Villa në Londër.

Chelsea ka regjistruar ndeshjen e dytë radhazi pa fitore në Premierligë.

Pas barazimit me Evertonin, skuadra e drejtuar nga Graham Potter u mposht sonte nga Aston Villa në javën e 29-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 0:2.

Ollie Watkins (18′) dhe John Mcginn (56′) shënuan golat e fitores për skuadrën mysafire.

Aston Villa pas kësaj fitore ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë, kurse Chelsea është dy pozita më poshtë me 38 pikë.