Chelsea ka triumfuar në derbin lokal ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2-1. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard ka shfaqur një lojë shumë të bukur, ku në fund janë shpërblyer me tri pikë.
Olivier Giroud 15’ dhe Marcos Alonso 48’ ishin autorët e dy golave për vendasit, teksa Antonio Rudiger 89’ shënoi autogol pas një goditje të Eric Lamelës.
Chelsea pas këtij triumfi vazhdon të mbetet në vendin e katërt në tabelë me 44 pikë, 4 më shumë se Spurs.