Chelsea ka fituar 4-0 ndaj Evertonit në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.
Golat për The Blues i shënuan Mason Mount 14’, Pedro Rodriguez 21’, Willian 51’ dhe Olivier Giroud 54’, teksa në këtë takim debutoi shqiptari Armando Broja (2001).
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte anëtari i skuadrës londineze Ross Barkley ndërsa në anën tjetër, dështimi i këtij ballafaqimi ishte Gylfi Sigurdson që u vlerësua me 5.4.