Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Watfordit me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën Premier.

Olivier Giroud 28’, Willian 43’ dhe Ross Barkley 90’ i shënuan golat e Chelseat në këtë fitore

Barkley që shënoi një herë dhe asistoi një herë, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, por edhe Cesar Azpilicueta  Willian, dhe Olivier Giroud ishin po ashtu të dalluar te londinezët.

Lojtar më i dobët i ndeshjes doli të jetë Ettiene Capoue.

Chelsea kthehet në vendin e katërt me 57 pikë pas kësaj fitoreje.