Evertoni ka fituar 3-1 ndaj Chelseas në javën e 16-të në Ligën Premier.

Golat për Toffes i shënuan Richarlison (5’) dhe Dominic Calvert-Lewin (49/84’), ndërsa për The Blues golin e vetëm e shënoi Mateo Kovacic (52’).

Duncan Ferguson është emëruar para disa ditësh pasues i Marco Silvas së shkarkuar dhe tashmë ka fituar zemrat e tifozëve të klubit, Evertonit.

Festimet e tij pas çdo goli kanë bërë që Ferguson, të bëhet hit në rrjetet sociale, duke qenë njëri nga figurat më të postuara.

47-vjeçari festonte sikurse të ishte vet futbollist, pasi përqafonte lojtarët si në kohën e tij sa ishte vet futbollist i Evertonit.