Evertoni e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier me rezultat 1-0.

Pas 27 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Anthony Gordon.

Djajtë e Kuq kishin shansin që të shënonin dy herë, por Marcus Rashford nuk ia doli të mposhte Jordan Pickfordin.

Në 45 minutat e dytë, lojtarët e Ralf Rangnick insistuan më shumë, por pa rezultat.

Evertoni pati një shans ideal në minutën e 77-të, kur Gordon u rrëzua në zonën e rreptësisë, mirëpo gjyqtari sinjalizoi se nuk ka penallti.

Në minutat e mbetur, loja e United ishte disi e zbehtë dhe kjo u kushtoi me humbjen e tre pikëve.

Pas javës së 32-të,Manchester United gjendet në vendin e shtatë me 51 pikë, ndërsa në javën e 33-të do të takohen me Norwichin.