Gjashtë gola në ndeshjen e javës së 35-të të Premier League midis Leicester dhe Newcastle.

Musafirët fitojnë 2-4 me golat e Willock në minutën e 22-të, Dummet në minutën e 33-të dhe Wilson që shënoi në minutat 65 dhe 74. Për Foxes, golat mbajnë nënshkrimin e Albrighton në 80 ‘dhe Iheanacho në 87′.

Me këto tre pikë Newcastle arrin me 39 pikë në vendin e 13-të në renditje, ndërsa Leicester humbet mundësinë për t’iu afruar Manchester United në vendin e 2-të duke mbetur në 63 pikë.