Liverpooli ka fituar në udhëtim me rezultat minimal 1-0 ndaj Norwich Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Ekipi i Jurgen Klopp ka vazhduar pa humbje edhe pas javës së 26-të duke marr fitoren e 25-të këtë sezon, ndërsa kanë vetëm një barazim.
Goli i vetëm në këtë fitore të Reds u shënua në minutën e 78-të nga Sadio Mane.
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte mesfushori Naby Keita, ndërsa më i dobëti i takimit ishte sulmuesi i vendasve, Josip Drmic.