Liverpooli nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, të cilët ishin më krijues në kërkim të golit.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Mohamed Salah (42’, 43’) dhe Roberto Firmino (45+) portat mbeten të paprekura.

Në ndeshjen e ardhshme apo të parën për vitin 2021, Reds e luajnë në udhëtim te Southamptoni, ndërsa Newcastle e pret Leicester City.