Liverpooli ka fituar 2-0 në fushën e West Hamit në kuadër të javës së 24 në Ligën Premier në takimin më pak.

Pas 35 minutash lojë, Mohamed Salah e kaloi Liverpoolin në epërsi me golin e shënuar nga penalltia.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, derisa në të dytën u shënuan edhe një.

Ishte Alex Oxlade-Chamberlain që shënoi në minutën e 52-të nga një asistim perfekt i sulmuesit egjiptian.
Skuadra e Jurgen Klopp kishte edhe disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk arritën t’i konvertonin ato.

Pas javës së 24-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 70 pikë të grumbulluara, 19 më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë.