Liverpooli e ka mposhtur Southamptonin në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier me rezultat 2-0.
The Reds kaluan në epërsi pas vetëm gjysmë ore lojë me anë të Sadio Manes, që pranoi një asistim të bukur nga Mohamed Salah.
Edhe 45 minutat e dytë ishin në favor të Liverpoolit, mirëpo nuk ia dolën të konkretizonin më raste.
Por, The Saint kishin shanset e tyre dhe më i miri u erdhi në minutën e 71-të, kur Ibrahima Diallo gjuajti nga distanca, por ALisson Becker bëri pritje fantastike.
Në minutën e 81-të, senegalezi shënoi edhe të dytin për Liverpoolin, mirëpo ajo u anulua për pozitë jashtë loje.
Liverpooli arriti ta siguronte një fitore komode në minutën e 90-të, pasi Thiago Alcantara pranoi një asistim nga Roberto Firmino, për të shënuar për 2-0..
Pas javës së 35-të, Liverpooli gjendet në vendin e gjashtë me 57 pikë, 6 më pak se vendi i katërt, Leicester City.