Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Watfordit në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Juraj Kucka, i cili i vetëm me portier nuk shënoi.

Liverpooli në rastin e parë arriti të shënojë për 1-0, ku Diogo Jota me kokë shënoi nga afër.

I njëjti lojtar kishte rast të mirë edhe në minutën e 38-të, por qëlloi në trupin e portierit Ben Foster.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të ulët, ndërsa rastin e parë e kishte Joao Pedro në minutën e 57-të.

Liverpooli golin e sigurisë e gjeti krejt në fund, kur fitoi penallti në minutën e 88-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Fabinho që shënoi për 2-0.

Tani Liverpooli ka 72 pikë, dy më shumë se Manchester City që është i dyti, por që ka një ndeshje më pak.