Kampioni i Ligës Premier, Liverpool, ka fituar 2-0 në kryendeshjen e javës së dytë të edicionit 2020-2021 duke e mposhtur Chelsean në Satmford Bridge.
Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi. Vlen të përmendet një shans i Roberto Firminos dhe huqja e Timo Werner nga afërsia.
Fundi i pjesës së parë ishte i keq për skuadrën Chelsean, pasi Andreas Christensen u përjashtua me karton të kuq, pasi mbrojtësi danez e kapi Sadio Manen ndërkohë që shkonte drejt portës dhe pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari e përjashtoi nga loja.
Sadio Mane ishte i pandalshëm në pjesën e dytë. Kombinimet e mira të lojtarëve të Liverpoolit, i mundësuan Roberto Firminos që të harkonte në zonë dhe aty ishte senegalezi për të shënuar me kokë në 50’.
Më pas portieri vendas, Kepa Arrizabalaga bëri një gabim të pafalshëm me pasimin e tij, të cilin e shfrytëzoi Mane për ta realizuar edhe golin e dytë në 54’
Timo Werner arriti të merrte një penallti nga Thiago Alcantara që u inkuadrua në pjesën e dytë, mirëpo goditjen e Jorginhos e peiti portieri Alisson.