Liverpooli ka marr një fitore të madhe si mysafir ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-2 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga java e 34-të në Ligën Premier.

Vendasit kaluan të parë në epërsi kur Aaron Wan-Bissaka asistoi te Bruno Fernandes 10’, që shënoi 1-0.

Pas disa rasteve të bukura erdhi edhe goli i barazimit. Nathaniel Phillips asistoi te Diogo Jota që shënoi në minutën e 34-të për 1-1.

Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë Liverpooli mori epërsinë pasi Trent Alexander-Arnold harkoi te Roberto Firmino 45’ që shënoi për 2-1.

Me të filluar pjesa e dytë, sërish Firmino 47’ gjeti rrugën e rrjetës, kur shënoi për 3-1.

Manchester United u kthye në lojë në minutën e 68-të, kur Edinson Cavani pasoi te Marcus Rashford që shënoi për 2-3.

Krejt në fund ishte radha e Mohamed Salah 90’ që shënoi për 2-4.

Liverpooli mori një fitore të madhe në luftën e tyre për Ligën e Kampionëve.

Manchester United mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, ndërsa Liverpooli ngjitet i pesti me 60 pikë.