Liverpooli ka fituar me rikthim ndeshjen ndaj Bournemouth me rezultat 2-1.
Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen kur vetëm pas 9 minutave lojë kaluan në epërsi me sulmuesi anglez Callum Wilson që realizoi për 0-1.
Liverpooli u rikthye shpejt në lojë, kur në minutën e 25-të arritën të barazonin rezultatin.
Mohamed Salah u shërbye mirë nga Sadio Mane dhe shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin në 1-1.
The Reds kaluan për herë të parë në epërsi, kur sulmuesi senegalez Sadio Mane 33’ u shërbye mirë nga Van Dijk dhe me qetësi shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë vendasit ulën tempon e lojës duke u fokusuar më shumë në ruajtje të rezultatit.
Rasti më i mirë iu tregua mysafirëve me Fraser, por që topin nga vija fatale e largoi James Milner.
Kësisoj Liverpooli i rikthehet fitoreve dhe vazhdon kryesimin i vetëm në Ligën Premier me 82 pikë pas 29 takimeve.
Ndërkohë Bournemouth mbetet në zonën e rënies në Championship pasi ka vetëm 27 pikë të grumbulluara.