Liverpooli ka fituar ndaj Wolverhamton Wanderers me rezultat minimal 1-0 në përballjen e tyre për javën e 20-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp ka vazhduar marshimin drejt titullit në Ligën Premier, pasi ende nuk di për humbje këtë sezon.

Goli i vetëm në këtë fitore të Reds u shënua në minutën e 42-të nga Sadio Mane.

Futbollisti më i mirë i takimit ishte mbrojtësi Trent Alexander-Arnold, ndërsa më i dobëti i ndeshjes ishte për portieri i Wolves, Rui Patriciu.