Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir ndaj Arsenalit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë ishte e qetë, duke mos patur shumë raste, ku më i miri ishte ai i Virgil Van Dijk që gjuajti me kokë, por Aaron Ramsdale priti.

Sa i përket pjesës së dytë ajo ishte më e mirë, pasi që në start fillua rastet.

Diogo Jota arriti të shënojë në minutën e 55-të për 1-0, duke e hapur ndeshjen.

Nuk vonoi shumë dhe Liverpooli shënoi edhe golin e dytë.

Zhvillohej minuta e 62-të kur Andrews Robertson asistoi te Firmino që shënoi për 2-0.

Liverpooli pas kësaj fitoreje afrohet në një pikë më Man Cityn duke e ndezur në maksimum garën për titull.

Në ndeshjen tjetër Tottenham fiton pastër 2-0 në fushën e Brightonit.

Përcaktues ishin golat e Cristian Romeros, me një asistim nga Kulusevski në pjesën e parë dhe të Harry Kane me asistim nga Bentancur në pjesën e dytë.

Qendërsulmuesi gjithashtu bëhet golashënuesi më i mirë i jashtëm ndonjëherë në Premier League, falë 95 golave ​​në 139 paraqitje larg mureve miqësore.

Me këtë rezultat Tottenhami shkon në vendin e shtatë, tre pikë larg, por me një ndeshje më pak nga Arsenali që renditet i katërti.