Liverpooli ka fituar në Ligën Premier ndaj Arsenalit me rezultat 3-1.
The Gunners e filluan mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar ne epërsi në minutën e 25-të me anë të Alexandre Lacazette.
Por, The Reds shumë shpejtë barazuan shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Sadio Mane 28’ me një asist të Mohamed Salah.
Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp vazhdoi me presion të lartë dhe arritën të përmbysnin rezultatin me golin e Andy Robertson të shënuar në minutën e 34-të.
Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp e shënoi edhe golin e tretë me anë të Diogo Jotas në minutën e 88-të, që ishte ndeshja e parë e tij në fanellën e The Reds.
Pas javës së tretë, Liverpooli ka 9 pikë, aq sa ka Leicester City e Evertoni, derisa Arsenali është në të pestin me 6 pikë.
Në javën e katërt, Liverpooli takohet me Aston Villën, gjersa Arsenali do të ketë punë me Sheffield Unitedin.