Liverpooli e ka lëshuar fitoren nga duart e saj në sekondat e fundit të ndeshjes ndaj Newcastle United.

Që në fillim të lojës vendasit kaluan në epërsi, kur sulmuesi egjiptian Mohamed Salah 3’ realizoi një gol të bukur për epërsinë e vendasve 1-0.

Mohamed Salah, Diego Jota, Roberto Firminio e Sadio Mane patën raste të mira shënimi, por që pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.

Kësisoj pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të The Reds 1-0.

Edhe në pjesën e dytë vendasit dominuan, por ata që shënuan ishin mysafirët.

Por krejt në fund të ndeshjes, mysafirët barazuan gjithçka kur shënoi Joseph Willock 95’ për 1-1.

Me këtë barazim, Liverpooli mbetet në vendin e gjashtë në tabelë me 54 pikë, një më pak se Chelsea dhe West Ham United që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e ardhshme Liverpooli do ta zhvillojë në udhëtim derbin me Manchester United, derisa Newcastle United pret Arsenalin.