Liverpooli ka fituar 5-0 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier në fushën e Watfordit.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Sadio Mane pranoi një asist nga Mohamed Salah, për të shënuar për 1-0.

The Reds nuk u ndalën me kaq dhe Roberto Firmino realizoi për 2-0, nga një asistim i James Milner.

45 minutat e dytë kishin një frymë si ajo e para, pasi u realizuan edhe dy gola të tjerë.

Sulmuesi brazilian arriti që të shënonte edhe golin e tij të dytë në këtë takim në minutën e 52-të, duke çuar rezultatin në 3-0.

Nuk shkuan më shumë se dy minuta dhe Salah e gjeti rrugën për të goli, derisa Firmino ishte në rolin e asistuesit.

The Reds nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe golin e pestë me anë të Firminos (90+1′), e që ishte het-trik për të.

Claudio Ranieri që ishte kampion me Leicesterin në vitin 2016, e mori pak ditësh drejtimin e Watfordit, duke debutuar kështu me humbje.

Pas javës së tetë, Liverpooli gjendet në krye të tabelës me 18 pikë, dy më shumëse Chelsea që ka një ndeshje më pak, gjersa në xhiron e nëntë takohet me Manchester Unitedin.