Manchester City ka fituar 3-1 në fushën e Chelseas në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuan Ilkay Gundogan 18’, Phil Foden 21’ dhe Kevin de Bruyne 34’, ndërsa për The Blues shënoi Callum Hudson-Odoi 90’.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë ndeshje ishte mesfushori belg, ndërsa dështimi i kësaj sfide doli të ishte Hakim Ziyech.