Manchester City ka marr një fitore minimale 1-0 në fushën e Leicester Cityt në takimin e vlefshëm për javën e 27-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët arritën të krijojnë edhe raste të mira, por pa gjetur rrjetën.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 80-të me anë të Gabriel Jesus.

Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dytë me 57 pikë, ndërsa Leicesteri i treti me 50 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te Manchester Unitedi, ndërsa Dhelprat udhëtojnë te Norwichi.