Manchester City ka marrë një fitore të madhe, teksa ka mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultatin 1-3.

Fillimisht në minutën e 20-të, Kevin de Bruyne realizoi një gol nga penalltia të cilën e kishte fituar vetë.

Ndërkohë 12 minuta më vonë një aksion i mirë i mysafirëve bëri që Sterling të japë asist për Phil Foden i cili shënoi lehtësisht për 0-2.

Në pjesën e dytë mysafirët e qarkulluan topin më shumë në mesfushë, duke mos rrezikuar mbrapa.

Gjithsesi fundi ishte interesant, pasi Wolves arriti të ngushtoj epërsinë me Raul Jimenez që shënoi në minutën e 78-të për 1-2.

Vendasit tentuan me të gjitha forcat ta barazonin rezultatin, por në fund nuk ia arritën një gjëje të tillë dhe City shënoi edhe golin e tretë krejt në fund të ndeshjes.

Braziliani Gabriel Jesus në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3.