Manchester City e ka fituar derbin ndaj Manchester United me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi 1-0, falë një auto-goli të realizuar vetëm 7 minuta që startoi ndeshja përmes Eric Baillyt.

Manchester United tentoi ta merrte veten shpejt pas këtij goli të pranuar, por presioni i mysafirëve u rrit edhe më shumë.

Mund të thuhet se David de Gea ishte shpëtimtari i Djajve të Kuq në këta 45 minutat e parë, duke bërë pritje të njëpasnjëshme.

Gabriel Jesus në minutën e 29-të dështoi të shënonte nga afërsia, me portierin spanjoll që bëri një pritje gjigante.

Kaluan vetëm gjashtë minuta nga ai rast dhe Kevin de Bruyne lëshoi një goditja të fuqishme, por sërish De Gea ishte aty.

Victor Lindelof sa nuk shënoi auto-gol, por spanjolli e ndaloi edhe atë gjuajtje, por jo edhe atë në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Bernardo Silva arriti të gjente një kënd të hapur, për të mposhtur De Gean në minutën e 45-të, për rezultatin 2-0.

Në 45 minutat e dytë, ishte një përballje më e qetë për nga golat, por nuk munguan shanset e mëdha për Citizens.

Mysafirët kishin shansin që të shënonin së paku edhe dy gola, por që Unitedi dukej më solid në mbrojtje.

Faza e sulmit për Djajtë e Kuq la shumë për të dëshiruar në këtë takim, duke mos krijuar asnjë rast serioz.

Në minutën e 81-të, rastin më të mirë në pjesë të dytë për Cityn e lëshoi Phil Foden, me topin që shkoi afër shtyllës së djathtë.

Pas javës së 11-të, Manchester City është në vendin e dytë me 23 pikë, dy mpak se lideri Chelsea, gjersa United është në të pestin me 17sosh.

Në xhiron e 12-të, Djajtë e Kuq takohen me Watfordin, derisa Citizens do kenë punë me Evertonin.