Leeds United ka shkaktuar befasi të madhe duke e mposhtur 2-1 liderin e Ligës Premier, Manchester City.

Pjesa e parë ishte më e qetë deri në fundin e saj, kur në minutën e 42-të mysafirët kaluan në epërsi me golin e Stuart Dallas nga distanca për 0-1.

Por në minutën e fundit të pjesës së parë, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit Liam Cooper.

Pjesa e dytë i takoi vendasve të cilët sulmonin pa ndërprerë, derisa në minutën e 76-të gjetën golin e barazimit 1-1 me Ferran Torres.

Gjithsesi sulmet e vendasve vazhduan edhe më tej, por në minutën e 91-të, mysafirët shënuan edhe njëherë.

Anësori shqiptar, Ezgjan Alioski bëri një asistim të bukur te Stuart Dallas i cili shënoi golin e dytë personal dhe të fitores për Leeds United.

Me këtë fitore të madhe, Leeds United shkon në pozitën e 9-të në tabelë me 45 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Man City vazhdon të mbetet në vendin e parë me 74 pikë, 14 më shumë se Manchester United që ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndeshjen e ardhshme Manchester City do ta luajë në udhëtim te Aston Villa, derisa Leeds United do të pres kampionin në fuqi të Anglisë, Liverpoolin.