Manchester City e ka mposhtur West Hamin 2-0 në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuan Rodri në minutën e 30-të dhe Kevin de Bruyne në të 62-në, për t’i marrë kështu tri pikë mjaftë të vlefshme.

City ishte skuadër më e mirë në fushë dhe lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori belg De Bruyne.

Në anën tjetër, dështimi kësaj sfide doli të jetë sulmuesi i mysafirëve, Robert Snodgrass.