Manchester City ka fituar me rezultat bindës 5-0 ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuan Phil Foden (22’/63’), Riyad Mahrez (43’/45’+2) dhe David Silva në minutën e 51-të.

Manchester City ishte më i mirë në fushë dhe lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Phil Foden.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri i Burnleyt Nick Pope.