Manchester City arriti të triumfonte lehtësisht 4:1 ndaj Liverpoolit me një paraqitje spektakolare dhe pa yllin kryesor të tyre, Erling Haaland.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 17-të kur Mohamed Salah realizoi.

Por, 10 minuta më vonë, Jack Grealish dha një asist për Julian Alvarez, për ta barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për ekipin e Pep Guardiolas.

Qysh në minutën e 46-të, Kevin De Bruyne kaloi në epërsi vendasit.

Shtatë minuta më vonë, Ilkay Gundogan realizoi për rezultatin 3:1.

Dhe në fund, Jack Grealish e përmbylli me gol paraqitjen e tij të mirë sot, duke shënuar për epilogun e këtij takimi, Manchester City 4, Liverpool 1.

Me këtë triumf, Manchester City shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e dytë në tabelë.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në kuotën e 42 pikëve dhe zbeh edhe më shumë gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.