Manchester United ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 ndaj Chelseas me Stamford Bridge pas tri ndeshjeve pa fitore.

Pas disa rasteve nga të dyja palët u desh të pritet fundit i pjesës e parë që të shënoje goli.

Aaron Wan-Bissaka harkon në zonë për Anthony Martial i cili shënon për 1-0.

Chelsea tentoi të kthehet në lojë në pjesën e dytë, por goli i Kurt Zouma u anulua nga VAR.

Kur pritej të shënonte Chelsea, shënon sërish United. Harry Maguire ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë për 2-0.

Chelsea edhe një herë shënoi, por edhe një herë VAR ia anuloi golin.

Deri në fund më nuk kishe gola dhe United merr tri pikë për të kaluar në vendin e 7-të me 38 pikë, 3 më pak se Chelsea që mbetet në vendin e katërt.