Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Manchester City me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 16-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur të shkaktojnë befasi duke shënuar fitore të madhe në Etihad ndaj rivalit të madh lokal, Cityt.

Golat në këtë takim u shënuan nga Nicolas Otamendi (85′) për vendasit dhe Marcus Rashford (23′) e Anthony Martial (29′) për mysafirët.

Lojtarët më të vlerësuar të kësaj ndeshje ishte Martial dhe Aaron Wan-Bissaka ndërsa më i dobëti ishte John Stones.