Leicester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Manchester United në “Old Trafford” me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 36-të.
Mysafirëve iu duhej fitorja më shumë dhe e nisën mirë që në fillim me gol.
Luke Thomas arriti të shënojë gol të bukur në minutën e 10-të të takimit për 1-0.
Por Manchester United nuk u dorëzua dhe menjëherë gjeti golin e barazimit.
Në minutën e 15-të Mason Greenwood gjuajti brenda zonës për të shënuar për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll baras, ndërsa në pjesën e dytë më të mirë ishin Leicesteri me raste.
Zhvillohej minuta e 66-të, kur Caglar Soyuncu nga afër portës gjeti rrjetë për 2-1.
Deri në fund më gola nuk kishte dhe Manchester United mbetet në vendin e dytë me 70 pikë, ndërsa Leicester kalon në vendin e tretë me 66 pikë.