Manchester United ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e parë e Ligës Premier.

Ndeshja ishte e ‘ftohtë’ me pak raste, ku të dy skuadrat ishin të kujdesshme.

Epilogu përfundimtar u vendos me golin e Paul Pogbas 71’.

Manchester United pas kësaj fitoreje ka tani 36 pikë dhe është lider në Ligën Premier, me tri pikë më shumë se Liverpooli.

Në ndeshjen tjetër Sheffield United mund 1-0 Newcastlen me nje gol me penallti të Sharp 73’ pë vendasit.

Everton fiton 2-1 në fushën e Wolves me golat e Iwobi 6’ dhe Keane 77’ ndërsa për vendasit shënon Neves 14’.